Tre persona janë arrestuar për vrasjen e një burri mbrëmjen e së dielës në Gjilan. Bëhet fjalë për një 50-vjeçar nga Bujanoci i cili në momentin e vrasjes ishte duke pirë kafe, kur dy persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
“Është raportuar se nga të dyshuarit ka pasur të shtëna me armë zjarri si pasojë e të cilave një person ka mbetur i vrarë. Njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe ekipi i ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete. Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një veturë me targa vendore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia./UBTNews