Sipas agjencive shtetërore të lajmeve, tre burra u arrestuan në qytetin rus të Voronezh nga FSB dhe u akuzuan për tradhti.
Raportohet se ata i kishin dërguar grupit pro-ukrainas, Sektori i Djathtë, të dhëna dhe informacione mbi aktivitetin ushtarak rus dhe infrastrukturën e transportit në rajon.
Sektori i Djathtë është koalicion i grupeve të ekstremit të djathtë, ultranacionalist pro-ukrainas./UBTNews/