UBT News

Tre raste të dhunës në familje në Prishtinë, Pejë e Gjakovë

Tre raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 16 dhe 17 gushtit në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë.

Në Prishtinë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Pejë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe dy fëmijëve të tyre. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Ai nuk është intervistuar pasi ishte nën ndikim të alkoolit dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Gjakovë, një grua ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj, në kundërshtim me urdhrin e gjykatës, e kishte kanosur përmes telefonit. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit./A.K/

Exit mobile version