UBT News

Tre raste të armëmbajtjes pa leje në Gllogoc, Podujevë dhe Ferizaj

Tre raste të armëmbajtjes pa leje janë raportuar më 16 gusht në Gllogoc, Podujevë dhe Ferizaj.

Në fshatin Gllobar të Gllogocit, një person është arrestuar pasi dyshohet se gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri. Policia ka sekuestruar një pistoletë me gaz dhe tetë gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Një rast i ngjashëm është raportuar edhe në fshatin Bradash të Podujevës. Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu. Në këtë rast janë sekuestruar një pistoletë me gaz, pesë fishekë dhe shtatë gëzhoja. Edhe ky person është liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në fshatin Nerodime e Poshtme të Ferizajt, një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte kanosur një person tjetër. Gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri gjysmëautomatike, e cila dyshohet se i përket babait të të dyshuarit./A.K/

 

Exit mobile version