UBT News

Tre raste brenda 24 orëve të dhunës në familje

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, janë regjistruar tre raste të dhunës në familje në Graqanicë, Malishevë dhe Skenderaj, ku në një rast është evidentuar edhe armëmbajtje pa leje.

Në Graqanicë, më 19.05.2026,  dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje verbale, viktima femër është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia. Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq dje në Malishevë, është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij. Me vendim të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe një fishek. Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Skenderaj, po të njëjtën ditë, pas një mosmarrëveshjeje, viktima mashkull është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version