UBT News

Tre policët e rrëmbyer në veri dalin sot para gjykatës në Kralevë

Tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe në veri të Kosovës më 14 qershor, do të dalin sot para gjykatës në Kralevë. Kështu ka njoftuar sekretari në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli.

“Rrugës drejt Kralevës, ku para një gjyqi pritet të dalin përsëri tre policët Rifat Zekja, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi. Çdo sekondë e humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje joracionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar. Lirimi i menjëhershëm i tyre është Sine Non Qua!”, ka shkruar Haxholli në Facebook./UBTNews/

Exit mobile version