UBT News

Tre persona vdesin pasi varka përmbyset në liqenin Maggiore

Dy agjentë të inteligjencës italiane dhe një pjesëtar i forcave izraelite në pension ishin mes katër viktimave të fatkeqësisë me varkë të së dielës në liqenin Maggiore në Italinë veriore, thonë zyrtarët.

Ata emëruan italianët si Claudio Alonzi, 62 vjeç dhe Tiziana Barnobi, 53 vjeç. Pjesëtari izrealit u identifikua si Shimoni Erez, 50 vjeç.

Mes tyre ka vdekur edhe Anya Bozhkova, gruaja ruse 50-vjeçare e kapitenit të varkës.

Anija me më shumë se 20 turistë dhe ekuipazh u mbyt nga erërat e forta.

Sipas mediave italiane, varka kishte rreth 25 persona që po festonin ditëlindjen kur një stuhi u zhvillua mbi liqen, e cila më vonë u shndërrua në një “uragan të vogël”.

Varka 16 metra e gjatë u përmbys dhe u mbyt të dielën në mbrëmje midis qyteteve Sesto Calende dhe Arona.

Të gjithë në bord ranë në ujë, por shumë nga pasagjerët notuan në breg ose u shpëtuan nga varka të tjera./UBTNews/

Exit mobile version