Tre persona janë vrarë në qytetin lindor të Ukrainës, Lysychansk, të dielën, përfshirë edhe një 6-vjeçar. Lajmi i fundit u konfirmua nga guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai. Ai konfirmoi se edhe një person tjetër është lënduar gjatë sulmeve.
Rreth 500 njerëz janë ende të strehuar në fabrikën kimike Azot, në mesin e tyre edhe 40 fëmijë./UBTNews/