UBT News

Tre persona theren me thikë në Komoran, të dyshuarit në arrati

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur të dielën mbrëma në Komoran të Gllogocit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”dhe ka ndodhur rreth orës 19:02.

Policia njofton se tri viktimat, meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se janë therur me thikë nga dy persona, të cilët pas sulmit janë larguar në drejtim të panjohur.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa për rastin është njoftuar prokurori kompetent.

Policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve./A.K/

Exit mobile version