UBT News

Tre persona e ngacmuan seksualisht një femër në Gjakovë

Dje tre persona të panjohur e kanë ngacmuar seksualisht një femër në Gjakovë.

Sipas raportit të policisë, viktima e ngacmimit seksual ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë ka takuar tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre me dhunë ka filluar ta prekë dhe është larguar në drejtim të panjohur.

“Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në njoftimin e policisë./UBTNews

Exit mobile version