UBT News

Tre muaj burg për rrahje

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me tre muaj heqje lirie të pandehurin A.Rr., shtetas i Kosovës, për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor.

I pandehuri akuzohet se më 21.10.2019, në oborrin e shkollës së mesme profesionale në Shtime, së bashku me dy të mitur, pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar të dëmtuarit SH.A., D.M., A.M., duke u shkaktuar lëndime trupore, të cilat rezultojnë me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Exit mobile version