Tre kryetarët e komunave veriore sot betohen në ndërtesa publike. Kryetarët e zgjedhur në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan pritet të betohen të enjten në orën 10:00. Kështu ka bërë të ditur të mërkurën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai në mbledhjen e qeverisë ka thënë se nuk është normale që tash e gjashtë muaj këto komuna kanë mbetur pa kryetar, por edhe qytetarët pa shërbime komunale.
Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se veprimet e tyre kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët pa dallim.
Ndërsa, të premten (19 maj) në seancë solemne në objektin e komunës së Mitrovicës Veriore është betuar si kryetar, Erden Atiq, i cili ka emëruar edhe katër drejtorë komunalë. Vendimi i parë që Atiq ka marrë, ka qenë emërimi i Katarina Agjanqiq nga komuniteti serb si nënkryetare të komunës.