Tre italianë kanë vdekur pasi një helikopter në të cilin ndodheshin për një ekskursion skijimi u rrëzua të hënën në malet pranë qytetit të Kolumbisë Britanike të Terrace, në Kanada, thanë burimet të martën.
Tri viktimat nga Tiroli i Jugut përfshinin Heiner Junior ‘Heinzl’ Oberrauch, vëllai i kryeshefit ekzekutiv të Sportler Group, Jakob Oberrauch, i cili është në mesin e katër personave të plagosur në aksident, thanë burime pranë kompanisë së veshjeve sportive, shkruan ANSA, transmeton KosovaPress.
Jakob Oberrauch është në spital dhe i vetëdijshëm, thanë burimet.