Të paktën 13 persona janë konfirmuar të vdekur në qytetin rus Yeysk pasi një avion rus u rrëzua në një ndërtesë apartamentesh. Në mesin e viktimave janë edhe tre fëmijë.
Një bombardues Su-34 u rrëzua pasi një nga motorët e tij mori flakë gjatë ngritjes për një mision stërvitor, tha ministria ruse e mbrojtjes.
Sipas ministrisë, të dy anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan në mënyrë të sigurt, por avioni u rrëzua në një zonë banimi, duke shkaktuar zjarr pasi tonelata karburant shpërthyen gjatë përplasjes./UBTNews/