Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se ndjehet ‘e zemëruar’ dhe ‘e mërzitur’ pas ngjarjeve që ndodhën të mërkurën mbrëma në Kongresin amerikan, ku mbetën katër të vdekur.
“Mëkat se që nga nëntori presidenti Trump nuk e ka pranuar humbjen dhe nuk e pranoi edhe dje”, deklaroi Merkel.
Ajo mirëpriti qëndrimin e presidentit Joe Biden, dhe faktin që Kongresi certifikoi fitoren e Joe Biden, teksa u shpreh se inaugurimi duhet të hap një kapitull të ri në demokracinë amerikane./UBTNews