34 persona janë arrestuar pas “shkatërrimit të madh nga një turmë e trazuar” në Dublin, ka thënë policia irlandeze.
Tre fëmijë të vegjël u plagosën në një incident me thikë jashtë një shkolle fillore që shkaktoi protesta të dhunshme dhe përleshje me policinë, shkruan Sky News.
Një nxënëse pesëvjeçare dhe një mësuese, që besohet të jetë rreth të 30-ave, mbeten në gjendje shumë të rëndë, tha policia.
“Këto janë skena që nuk i kemi parë në dekada, por ajo që është e qartë është se njerëzit janë radikalizuar përmes mediave sociale dhe internetit”, tha komisari Drew Harris.
Një oficer i Gardës mori një lëndim të rëndë, ndërsa “shumë” oficerë të tjerë u plagosën pasi u hodhën predha në drejtim të tyre, shtoi ai.
Oficerët me mburoja kundër trazirave mbajtën turmat në qendër të qytetit ku një makine të policisë iu vu flaka mes zemërimit për therjet me thikë në sheshin Parnell East.