UBT News

Trazira në burgun e Ekuadorit, 68 të vdekur

Të paktën 68 të burgosur janë vrarë në luftimet e reja në një burg ekuadorian ku më shumë se njëqind të burgosur vdiqën në përleshjet midis bandave rivale në shtator, thonë zyrtarët.

Trazirat në burgun Litoral të qytetit Guayaquil thuhet se filluan të premten mbrëma. Policia ka gjetur armë dhe eksploziv.

Rreth 300 të burgosur kanë vdekur deri më tani gjatë këtij viti në burgjet e vendit. Ngjarja e muajit shtator ishte më e keqja në historinë e Ekuadorit./UBTNews

Exit mobile version