Politikanët demokratë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur lavdata për presidentin amerikan, Joe Biden, qëkur ai u tërhoq të dielën nga gara presidenciale për zgjedhjet e vitit 2024.
Përfaqësuesja Maxine Waters, e cilësoi Bidenin si një “njeri të sjellshëm dhe të denjë”. Nga ana e saj, ish-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Nancy Pelosi, lartësoi “vizionin, vlerat dhe udhëheqjen e tij”.
Derisa politikanët e lavdëruan presidentin Biden, bombardimet po vazhdojnë në Gaza, duke lënë të vdekur dhjetëra persona dhe duke zhvendosur masivisht njerëzit në Khan Younis.
Për shumë mbrojtës të të drejtave të palestinezëve, masakrat dhe abuzimet në Gaza do të definojnë vendin e Bidenit në librat e historisë, për shkak se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i ofrojnë mbështetje luftës së Izraelit në territorin palestinez.
“Ai do të mbahet mend për qindra mijëra të vrarë, të plagosur dhe të zhvendosur në Gaza”, tha Abed Ayoub, drejtori ekzekutiv i Komitetit Amerikano-Arab Kundër Diskriminimit (ADC).
“Nuk ka rrugëdalje. “Genocide Joe” është ajo për të cilën ai do të mbahet mend”.
Qëkur Izraeli filloi luftën në Gaza më 7 tetor, Biden i ofroi mbështetje të pakushtëzuar ushtarake dhe diplomatike kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu./UBTNews/