Tranzicioni energjetik, energjia e ripërtëritshme dhe rrjetet inteligjente në fokus të konferencës ndërkombëtare të UBT-së
Në kuadër të konferencës ndërkombëtare të UBT-së, studiuesit dhe ekspertët prezantuan punime shkencore që trajtojnë tranzicionin energjetik, efiçiencën e energjisë, reduktimin e emetimeve të CO₂, sistemet fotovoltaike dhe zhvillimin e rrjeteve inteligjente në Kosovë dhe më gjerë.

Në sesionin e parë, të udhëhequr nga kryesuesi Armend Ymeri dhe bashkëkryesuesi Agron Bislimi, vëmendja u përqendrua në efiçiencën energjetike, përdorimin e burimeve alternative të energjisë, zhvillimin e sistemeve fotovoltaike dhe menaxhimin optimal të energjisë.
Në këtë sesion u prezantuan këto punime:
- Ibush Luzha, Dardan Dernjani – Energy Efficiency and Emission Reduction through Alternative Fuels in the Cement Industry: A Case Study of Shredded End-of-Life Tires
- Besa Veseli, Sami Gashi, Vehebi Sofiu, Qendresa Syla – The Impact of Photovoltaic Energy Development on CO₂ Emission Reduction in Kosovo
- Qëndresa Syla, Besa Veseli – Analysis of the Dynamic Performance of PV-BESS Microgrids Under Grid-Forming and Grid-Following Control Strategies
- Elvida Pallaska, Binak Beqaj – Proposed Regional Division of Kosovo According to EU NUTS Principles
- Fedrita Dakaj, Drita Qerimi – Optimal Energy Management in the VETI “Fehmi Agani” Facility – Klina: A Linear Programming Approach with Sensitivity Analysis
Në sesionin e dytë, të mbajtur në kampusin e UBT-së në Lipjan, në sallën I 318, me kryesues Vehebi Sofiu dhe bashkëkryesues Nexhmi Krasniqi, diskutimet u fokusuan në sistemet inteligjente energjetike, etikën në inxhinieri, sfidat e tranzicionit energjetik dhe perspektivën e furnizimit me energji tërësisht nga burimet e ripërtëritshme.
Punimet e prezantuara në këtë sesion përfshinë:
- Agron Bislimi, Blinera Bislimi – AI-Driven Smart Energy Systems for Energy Transition and Grid Optimization
- Nexhmi Krasniqi, Armend Ymeri, Blinera Bislimi – Energy, Engineering and Ethics
- Vehebi Sofiu, Besa Veseli, Sami Gashi – Modeling Energy as a Complex Adaptive Ecosystem: A Distributed Cognitive Agent-Based Approach to Stability and Resilience
- Armend Ymeri, Nexhmi Krasniqi – Challenges of the Energy Transition in Kosovo
- Avni Alidemaj, Alush Mexhuani – Electricity Markets in Major European Countries
- Leonard Shala, Agron Bislimi, Armend Ymeri – Energy Consumption Optimization in the Kosovo Power System Using Smart Grid Technologies
- Xhafer Musliu, Agron Bislimi, Armend Ymeri – Challenges, Opportunities, and the Path Toward 100% Renewable Energy Supply and the Transition to a Smart Grid
Përmes këtyre prezantimeve, konferenca krijoi hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe ideve shkencore mbi të ardhmen e sektorit energjetik. Punimet theksuan rëndësinë e inovacionit teknologjik, menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve dhe zgjidhjeve inteligjente për përshpejtimin e tranzicionit energjetik, reduktimin e ndotjes dhe forcimin e sigurisë energjetike në Kosovë.