UBT News

Transmetimi i lisë së majmunit mund të eliminohet në Evropë, thotë OBSh

Transmetimi i lisë së majmunit nga njeriu te njeriu mund të eliminohet në Evropë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh).

Drejtori rajonal i OBSh-së për Evropën, Dr Hans Kluge, tha në një konferencë se ka “shenja të hershme inkurajuese” se shpërthimi është ngadalësuar.

Mbi 22 mijë raste janë regjistruar në 43 vende në rajonin evropian, që përbën më shumë se një të tretën e numrit global të infeksioneve.

Javën e kaluar, OBSh-ja raportoi një reduktim prej 21% të rasteve të reja në mbarë botën pas katër javësh rritjeje të infeksioneve radhazi.

Organizata bën thirrje që të respektohen masat, të vaksinohet popullsia si dhe të identifikohen rastet e kontaktit./UBTNews/

Exit mobile version