Pas ofrimit të dorëheqjes së prokurorëve të nacionalitetit serb, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka marrë vendim për transferimin e jashtëzakonshëm të tre prokurorëve nga prokuroritë tjera themelore në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës për një periudhë të përkohshme.
Prokurorët e transferuar do të punojnë në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, i cili është prekur më tepër nga ofrimi i dorëheqjes së prokurorëve të nacionalitetit serb.
Varësisht nga rrethanat, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit do të veprojë menjëherë në përputhje më ligjin, situatën dhe nevojat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.