Programi ofron një kombinim të teorisë politike me kontekste praktike, duke trajtuar me kujdes situatat ndërkombëtare dhe kombëtare të politikës.
Pas përfundimit me sukses të këtij programi, studentët do të mund të zotërojnë njohuri të gjera teorike dhe konceptet themelore teorike politike dhe të njohin çështjet kryesore të zhvillimeve politike bashkëkohore në teorinë shkencore dhe në praktikë.
Ndër të tjera, studentët do të përgatiten rreth shfaqjes së aftësive të të menduarit analitik dhe të dukurive politike, të mënyrave të zgjidhjes së problemeve të ndryshme në politikë të shprehura si me shkrim ashtu edhe nëpërmjet të folurit.
Për më shumë informacione vizitoni faqen zyrtare, ose na kontaktoni në numrin e telefonit: +383 38 541 400.