UBT News

Transfero studimet në programin Teknik i Radiologjisë në UBT

Misioni i programit Teknik i Radiologjisë në UBT është të promovojë dhe të kontribuojë në mjekësinë e personalizuar, në parandalimin e sëmundjeve dhe trajtimin e pacientëve përmes imazheve të avancuara mjekësore.

Fusha e studimit përfshin punën me aparaturë moderne që ofron shërbime radiologjike diagnostike e terapeutike me rrezatim, mësim për punën e aparaturës së scientigrafisë me radiofarmak, si dhe radiologjinë intervente.

Programi Teknik i Radiologjisë në UBT zhvillon kompetencat e studentëve në përshkrimin, analizimin dhe vlerësimin e kushteve dhe opsioneve të trajtimeve brenda sistemit të shëndetësisë dhe aspektit social.

Poliklinika e UBT-së synon të bëhet referencë e profesionalizmit dhe ekspertizës, ku ndër tjerash do të zhvillohen edhe ekspertët e ardhshëm më të mirë në rajon për të gjitha fushat e mjekësisë, njëherësh edhe të radiologjisë.

Exit mobile version