Programi Studime të Sigurisë në UBT ofron një qasje të balancuar ndaj studimeve të sigurisë, duke kombinuar llogaritë teorike me kontekstet më praktike të politikave të sigurisë, ofron një qasje të balancuar në mes të konteksteve ndërkombëtare dhe kombëtare të politikave të sigurisë dhe institucioneve, si dhe siguron një ekuilibër logjik midis sjelljes dhe kuptimeve institucionale në politikë-bërjen e elementeve të sigurisë.
Programi Studime të Sigurisë në UBT është një program i cili synon mundësojë studentëve që të zgjerojnë njohuritë dhe kuptojnë zhvillimet praktike dhe teoritë politikave të sigurisë, të kenë njohuri rreth analizimit të dukurive të zhvillimeve të politikave të sigurisë praktike dhe konceptet themelore teorike.
Studentët do të zotërojnë njohuri të gjera teorike dhe konceptet themelore të zhvillimeve të politikave bashkëkohore të sigurisë në teorinë shkencore dhe në praktikë, për fushën e institucioneve të sigurisë, aktorët e sigurisë dhe rreziqet dhe kërcënimet e sigurisë, si dhe të shfaqin aftësi të të menduarit analitik dhe të thelluar të dukurive të politikave të sigurisë.
Ndër të tjera, studentët do të jenë në gjendje të shfaqin aftësi të analizës kritike të dukurive politike duke e lidhur atë në mënyrë të posaçme me rrethanat politike të Kosovës, ato rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe të tregojnë interes të rritur për zhvillimet praktike të politikave kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë.