Qëllimi kryesor i programit studimor është oferta ndaj kërkesës dhe nevojave të tregut, shoqërisë dhe ekonomisë për përgatitje të fuqisë punëtore me shkathtësi dhe kompetenca adekuate në fushën e shkencave të ushqimit dhe bioteknologjisë.
Ofrimi i një mjedisi të përshtatshëm për studim për studentët të cilët dëshirojnë të formojnë profesionin e ardhshëm në profilet e shkencave të ushqimit dhe bioteknologjisë, ofrimi i mundësive fleksibile për studentët për marrje të njohurive dhe zhvillim të shkathtësive të kërkuara nga tregu relevant i punës.
Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe zotërojnë njohuri bazë mbi lëndët e para, gjysmë-produktet, produktet finale, menaxhimin dhe marketingun e ushqimeve dhe lëndët nga fusha e të ushqyerit, si dhe të jenë të përgatitur për procesin e përpunimit dhe prodhimit bimor dhe shtazor, menaxhimin dhe të ushqyerit.
Studentët do të fitojnë njohuri bazë në aspektin e sigurisë ushqimore në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor duke identifikuar dhe eliminuar të gjitha rreziqet biologjike, kimike dhe fizike, si dhe të përshtaten ndaj kushteve të punës në terren (industri), laboratorë, dhe avancim profesional e shkencor.