Misioni i programit është të aplikojë përsosmërinë në mësimdhënie, mësimnxënie dhe kërkimin shkencor në një mjedis gjithëpërfshirës me në qendër studentin për të nxitur të diplomuarit e dalluar që janë të gatshëm të marrin ose përmirësojnë rolin e tyre udhëheqës në biznes, profesionet e tyre, industri, shërbime publike dhe shoqëri.
Ky program ofron njohuritë më të avancuara në të gjitha dimensionet e menaxhimit, biznesit dhe ekonomisë, duke ofruar arsim akademik në një mjedis lokal me ekspertizë ndërkombëtare për të krijuar një mjedis për të rritur bashkëpunimin midis studentëve, stafit mësimor, administratës dhe komunitetit.
Për sa i përket programit të përgjithshëm, studentëve u ofrohet mundësia që të fitojnë aftësi komunikimi në biznes, të studiojnë konceptet kryesore të financave të biznesit, si dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit.
Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT ka për fokus praktikat e punës dhe zbatimin praktik si një aspekt të rëndësishëm dhe një pjesë shtesë për procesin e të mësuarit teorik, duke u mundësuar studentëve t’i zbatojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë programit të tyre.