Qëllimi i këtij programi është që të kontribuojë në shoqëri dhe në ekonominë e vendit duke ofruar kuadro të kualifikuara me arsimim, aftësim profesional e shkencor bashkëkohor dhe në harmoni me kërkesat e tregut të punës.
Programi u ofron studentëve dije në përshtatje me zhvillimet bashkëkohore të shkencës së teknologjisë agroushqimore, sigurimit të cilësisë dhe standardeve evropiane, duke synuar përshtatjen e specialisteve të këtij drejtimi me kërkesat e tregut të punës jo vetëm brenda, por edhe jashtë Kosovës.
Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT synon të promovojë kualifikimet e vazhdueshme shkencore të stafit akademik, duke krijuar vazhdimësi dhe qëndrueshmëri në cilësinë e stafit mësimdhënës, si dhe të organizojë dhe të marrë pjesë në kongrese dhe konferenca shkencore, akademi verore, trajnime të veçanta, seminare dhe punëtori.