Programi Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT promovon një kurrikulë të orientuar nga procesi, i projektuar për të nxitur kontributin e studentëve në industri, si dhe thekson rëndësinë e punës praktike, si në aspektin e orëve të dedikuara për përvojën praktike laboratorike dhe fokusin e saj në industri.
Studentët e këtij programi do të fitojnë të gjitha njohuritë dhe kompetencat për të punuar në të gjitha punimet ndërtimore dhe ndërtimet e infrastrukturës hidro dhe rrugore brenda dhe jashtë vendit tonë, në tregun evropian dhe botëror.
Përmes këtij programi, studentët do të fitojnë njohuri në një bazë shkencore efikase dhe cilësore të profesionit të inxhinierisë civile dhe infrastrukturës, duke përfshirë zhvillimin e aftësive krijuese të problemeve kryesore, zhvillimin e aftësive të të menduarit kritik dhe të punës në grup, të nevojshme për punën ndërtimore në profesion.
Njashtu, ata do të jenë në gjendje të bëjnë argumente kritike, hipoteza, koncepte dhe të dhëna në marrjen e vendimeve dhe zgjidhjen e çështjeve inxhinierike në mënyrë krijuese, si dhe të marrin pjesë në planifikimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve të ndërtimit në shkallë të gjerë.