Qëllimi i programit Infermieri në UBT është që të përgatisë të diplomuarit të arrijnë përgjegjësitë prej profesionistëve dhe infermierëve kompetentë duke ofruar shërbime rehabilituese, promovuese, kuruese dhe mbrojtëse.
Programi është i përqendruar në zhvillim duke nënkuptuar fokusimin në përvojën, zhvillimin dhe punën kërkimore e cila ndriçon gjendjen aktuale të zhvillimit profesional, si dhe nevojën për zhvillim në lidhje me përvojat në profesion dhe në sistemin e kujdesit shëndetësor.
Ky program është i bazuar në praktikën e dokumentuar mirë, zhvillimin dhe punën kërkimore që pasqyrojnë tendencat aktuale në profesion, duke përfshirë ndryshimet në shëndetësor dhe sëmundjet e popullsisë që janë pjesë e funksionit dhe prioriteteve të sistemit.
Programi zhvillon kompetencat e studentëve në aspektin etik, të ndërveprimit, komunikimit dhe vlerësimin e nevojës për informacion, këshillim dhe edukim të pacientëve, profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerë në rrjetin social.