UBT News

Transfero studimet në programin Biokimi Mjekësore në UBT

Programi Biokimi Mjekësore në UBT, është një program unik i cili ofron një kurrikulë multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse për studentët të cilët dëshirojnë të avancojnë njohuritë e tyre në fushën e biokimisë.

Studentët do të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë rreth substancave kimike që marrin pjesë në ndërtimin e organizmit të njeriut, rreth llojeve të substancave kimike, strukturës, vetive, rëndësisë së tyre në organizëm dhe nevojën e organizmit për to.

UBT përmes infrastrukturës së tij ofron për studentët e programit Biokimi Mjekësore laboratorë të ndryshëm me pajisje të sofistikuara, të cilat u ndihmojnë të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre rreth fushës.

Vizita të ndryshme studimore, punëtori, forume, ligjërata tematike me profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe përmes punës praktike, programi synon të nxjerrë kuadro të reja profesionale, të cilët do të jenë të gatshëm të angazhohen në përmirësimin dhe zhvillimin e kësaj fushe.

Exit mobile version