UBT News

Transfero studimet në programin Administrim Biznesi në UBT

Misioni i programit Administrim Biznesi në UBT është zhvillimi i aftësive dhe kompetencave profesionale të nivelit më të lartë përmes mësimdhënies bashkëkohore dhe përvojave të të nxënit ndërveprues.

Objektivat e programit janë aftësitë analitike për të mbledhur dhe analizuar të dhëna bazuar në problemet dhe mundësitë e biznesit, funksionet dhe metodologjitë kryesore të biznesit, si dhe kompetencat bazë në fushën e studimit dhe kërkimit.

Në këtë program janë disa funksione thelbësore që lidhen me drejtimin e një biznesi, të tilla si kontabiliteti, burimet njerëzore, marketingu, sjellja organizative, administrimi i përgjithshëm i biznesit, logjistika e financave, biznesi ndërkombëtar dhe teknologjia e informacionit.

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi studentët do të jenë në gjendje të demonstrojnë njohuri mbi parimet në administrimin e biznesit, demonstrojnë një aftësi për të integruar konceptet e fushave kryesore të biznesit, si dhe të demonstrojnë njohuri themelore në kontabilitet, ekonomi, financa, menaxhim dhe marketing në zbatimin e koncepteve dhe teorive.

Exit mobile version