Qëllimi i programit Shkenca dhe Teknologji e Ushqimit në UBT është që nëpërmjet një edukimi të mirë planifikuar dhe aplikimit praktik e shkencor, t’u ofrojë studentëve përvojat më bashkëkohore në fushën e shkencës dhe teknologjisë së ushqimit.
Qëllimi primar i programit mbetet pajisja e studentëve me dije përkitazi me të arriturat e fundit nga fusha e shkencës dhe teknologjisë së ushqimit, me fokus të veçantë fuqizimin e komponentës praktike dhe kërkimore gjatë kohës së studimeve.
Nga ky fakultet synohet të diplomohen ekspertë të kualifikuar në aspektet e lartpërmendura, si dhe, qëllimi i programit është që studentët e këtij drejtimi të punojnë në shumë fusha të industrisë ushqimore.
Studentët e programit Shkenca dhe Teknologji e Ushqimit kanë mundësi për të kryer punën praktike në laboratorët e kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme për përgatitje, analizë dhe testim të produkteve ushqimore, duke përfituar dhe përforcuar njohuritë e tyre rreth shkencave të ushqimit dhe teknologjisë.