Programi Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik në UBT, është një programi i veçantë me një kurrikulë multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, duke u mundësuar studentëve të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë rreth fushës nga profesionistët më të mirë që ka UBT.
Ky program përqendrohet në pesë fusha: edukimi mbi mënyrën e jetesës (lifestyle training), etapat e jetës (ages of life), sëmundjet dhe kategoritë me nevoja të veçanta (disease and disability), ndërmjetësimi social (social mediation), hulumtime (research).
Qëllimi i këtij programi master do të jetë të zhvillojë një profil më të lartë profesional, i përshtatshëm për të trajtuar kompleksitetin e shëndetit dhe mirëqenies në një qasje gjithëpërfshirëse, dhe rolin themelor që sporti dhe mënyra e jetesës mund të kenë në forcimin e ekuilibrit personal, si dhe për të promovuar integrimin social, ndërmjetësimin e konflikteve, menaxhimin e krizave.
Duke u bazuar në faktin se ky program është multidisiplinar, në vete përfshinë përmbajtje nga fusha të ndryshme si: shkenca sportive, mjekësore, sociale, dhe bazuar në këtë, studentë të diplomuar nga fusha të ndryshme atakohen në këtë program, që ka për qëllim profesionalizimin e tyre në menaxhimin e shëndetit përmes aktiviteteve fizike.