Qëllimi i përgjithshëm i programit Politika Publike dhe Menaxhim në UBT është që të promovojë perspektivat bashkëkohore në politikat publike dhe në menaxhimin publik në të gjitha aspektet e tyre, përmes një qasjeje moderne të mësimit, mësimdhënies dhe mësimit.
Ky program është dizajnuar që t’u ofrojë studentëve dije teorike dhe praktike, në mënyrë që kuadrot e dala nga ky institucion të kryejnë me sukses punët në industrinë dhe institucionet të ndryshme.
Pas përfundimit të programit, studentët do të jenë të aftë të aplikojnë në mënyrë kritike teoritë, modelet dhe konceptet kryesore të përdorura në studimin e politikës publike, menaxhimin publik dhe analizën e ndikimit të organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë Bashkimin Evropian, politikat e vendit dhe hartimin e politikave.
Studentët do të dinë të demonstrojnë të kuptuarit e debateve kryesore në literaturën akademike në lidhje me politikën publike, menaxhimin publik dhe ndikimin e organizatave ndërkombëtare, politikave vendore dhe qendrore, të ndërmarrin projekte kërkimore të pavarura, të jenë në gjendje të shqyrtojnë në mënyrë kritike teoritë, modelet dhe konceptet kryesore të përdorura në studimin e politikës publike dhe të menaxhimit publik.