Programi Planifikimi Urban dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm në UBT, ofron njohuri dhe përgatitjen e ekspertëve të ardhshëm për identifikimin dhe analizat e problemeve hapësinore, socio-ekonomike, urbanistike, infrastrukturore e zhvillimore.
Ndër të tjera, programi ofron njohuri të avancuara bazuar në aspektet humane, teknike, ambientale dhe socio-ekonomike si dhe kompetencave për të zgjidhur probleme të natyrës hapësinore, urbanistike, mjedisore si dhe të natyrës së zhvillimit të qëndrueshëm.
Edukimi mbi planifikimin është një praktikë e mësimit dhe mësimdhënies në teori urbane, studime si dhe praktika profesionale, teksa ndërveprimi midis zyrtarëve publik, planifikuesve profesionistë dhe publikut përfshin një edukim të vazhdueshëm mbi procesin e planifikimit.
Programi ofron mundësi dhe perspektivë të sigurtë të punësimit në institucionet publike – lokale dhe qendrore, në sektorin privat të planifikimit hapësinor dhe urban, si dhe mundësi për avancim akademik në universitetet partnere të UBT-së në Evropë dhe ShBA.