UBT News

Transfero studimet master në programin Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT

Programi Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, është një program unik që ofron kurrikulë multidisiplinare, duke gërshetuar prodhimin digjital dhe menaxhimin me muzikën moderne, për të nxjerrë kuadro të reja profesionale.

Staf profesionistësh dhe emra eminent janë të angazhuar për të nxjerrë kuadro të reja profesionale për fushën e muzikës moderne, prodhimit digjital dhe menaxhimit, si dhe për të mbështetur dhe zhvilluar talentët e rinj.

Infrastruktura moderne e pajisur me teknologjitë më të fundit dhe më të sofistikuara të kohës, janë në shërbim të studentëve të Fakultetit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, për të avancuar njohuritë e tyre.

Praktika e Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit është e përfshirë në të gjitha fushat e industrisë së argëtimit, veçanërisht ato që lidhen me punën dhe organizimin e punës, punësimin dhe orientimin profesional, komunikimin dhe tregun, arsimin, kërkimin në muzikologji, organizimin e ngjarjeve, organizatat shoqërore, dhe fusha të tjera të prodhimit dhe shkencës për tinguj dhe muzikë.

Exit mobile version