Programi Media dhe Komunikim në UBT në nivelin master, është një program që gërsheton median tradicionale, median digjitale, marrëdhëniet me publikun dhe marketingun digjital, duke u mundësuar studentëve aftësimin profesional dhe akademik.
Programi Media dhe Komunikim në UBT u ofron studentëve njohuri të hollësishme dhe të avancuar për rolin e komunikimit në nivelin lokal, kombëtar e ndërkombëtar, në mënyrë që ata të zhvillojnë aftësitë e tyre kreative e analitike për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen.
Studentët në përfundim të këtij programi do të fitojnë njohuri në thellësi rreth medias digjitale dhe platformave të marrëdhënieve me publikun, do të kuptojnë dhe dallojnë llojet e ndryshme të mediave digjitale, si dhe do të fitojnë aftësi të përshtatshme për të avancuar komunikimin digjital të medias.
Ndër të tjera, studentët do të njihen me praktikat dhe aplikimin e teknologjisë së medias digjitale dhe formulimi i komunikimit të duhur për të arritur audiencën relevante, duke u mundësuar zhvillimin e njohurive profesionale për të qenë në gjendje të punojnë në fusha të ndryshme.