Programi Dizajn i Integruar i Avancuar në UBT ka për qëllim përgatitjen akademike dhe praktike të studentëve ashtu që pas përfundimit të suksesshëm ata duhet të jenë të aftë për të zgjidhur problemet e dizajnit, duke përfshirë aftësitë e identifikimit të problemit, hulumtimit dhe mbledhjes së informacionit, analizës, gjenerimit të zgjidhjeve alternative, prototipit dhe testimit të përdoruesve dhe vlerësimit të rezultateve.
Misioni i këtij programi është që studentët të zhvillojnë aftësitë e nevojshme krijuese, teknike, hulumtuese, si dhe të aplikojnë të menduarit për dizajn – të bërit zgjedhje, me qëllimin për t’i orjentuar drejt mendimit udhëheqës e inovativ në botën e industrive kreative.
Pas përfundimit të studimeve, të diplomuarit do të posedojnë aftësi të të menduarit kritik, si dhe aftësi të veprojnë në mënyrë krijuese dhe të prodhojnë punë profesionale, duke i siguruar vetes rrugë të sigurt në tregun vendor dhe më gjerë.
Studentët tonë përgjatë këtij programi, njihen me teknikat e vizatimit dhe vizualizimit, vizatimit teknik, ngjyrat dhe ilustrimi, ergonominë dhe krijimin e modeleve 3D, si dhe programimin, dizajnin dhe zhvillimi konceptual.