Juventusi po afrohet me vulosjen e transferimit të lirë të Angel Di Maria, me konfirmimin që thuhet se do të arrijë javën e ardhshme.
34-vjeçari ka kaluar shtatë vitet e fundit në Paris Saint-Germain, ku ka fituar 14 trofe, përfshirë këtu pesë tituj të ligës.
Por pas përfundimit të kontratës së tij, Di Maria, sipas “Sky Sports Italia”, tani është gati të vendosë një marrëveshje me vlerë afër gjashtë milionë eurosh në vit me Juventusin.
Di Maria mbetet një lojtar i kalibrit të lartë dhe ka tërhequr interes në të gjithë Evropën, duke përfshirë Barcelonën dhe ish-klubin e tij Benfican.
“La Gazzetta dello Sport”, më parë raportoi se Di Maria ishte lodhur duke pritur Barcelonën dhe e ka informuar Juventusin se është gati të nënshkruajë një marrëveshje.
Tani është Juventusi ai që po afrohet dhe negociatat mes Di Marias dhe klubit me bazë në Torino thuhet se janë pothuajse përfundimtare, ku kanë vetëm disa elemente përfundimtare për t’u finalizuar.
Paga vjetore që raportohet se do të marrë Di Maria pritet të lidhet me paraqitjet dhe ‘objektivat’ që do të shërbejnë si bonus.
Ai bëri 294 paraqitje për PSG-në, duke shënuar 92 gola dhe duke realizuar 118 asistime gjatë qëndrimit të tij në Francë.