Një person ka humbur jetën në fshatin Planej të Prizrenit, pasi është rrokullisur me traktor teksa ishte duke punuar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar me traktor, aksidentalisht është rrokullisur dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.