UBT News

Trajtoni dhimbjet e syve me metoda natyrale në shtëpi

Nëse vuani shpesh nga lodhja dhe dhimbja e syve, por nuk dini si ta kuroni atë thjeshtë dhe shpejt, atëherë jeni në vendin e duhur. Lodhja e syve megjithëse është nga më të bezdisshmet, është gjithashtu edhe nga më të thjeshtat për tu kuruar.

Në këtë artikull do ju listojmë disa mënyrë shumë efikase për të minimizuar dhe parandaluar këtë problem. Ndiqni mëposht të gjithë këshillat tona të shpjeguara hap pas hapi.

Kompresa të ngrohta
Aplikimi i fashave apo kompresave të ngrohta është ideal për trajtimin e dhimbjeve. Thjesht zhytni pak pamabuk ose një napë në ujë të ngrohtë dhe vendoseni atë mbi sytë tuaj për disa minuta. Mund të përdoni çajin ose ujin e ngrohtë për të zhytur napën vetëm sigurohuni që napa të jetë sa më e butë dhe e pastër.

Bustinat e çajit
Një trajtim tjetër për të larguar dhimbjen e syve konsiston në aplikimin e qeseve të kamomilit ose çajit jeshil mbi sy. Pasi t’i keni përdorur qeset e çajit mund t’i ruani ato në frigorifer ose t’i vendosni menjëherë të ngrohta në sy dhe t’i lini aty për 10 minuta. Kjo praktikë do ju qetësojë pa masë dhe do t’ju mbushë me aromë të mirë.

Kompresat e ftohta
Në fillim ju këshilluam të aplikoni fasha të ngrohta në sy. Sidoqoftë edhe kompresat e ftohta mund të jenë shumë të dobishme në trajtimin e dhimbjeve të syve. Mjafton të vendosni një napë për disa momente në ujë të ftohtë dhe ta shtrydhni mirë. Më pas vendoseni atë mbi sy dhe lëreni derisa të ndjeni që është ngrohur. Këtë aplikim mund ta bëni disa herë rradhazi duke e ftohur lëckën në ujë herë pas here.Sytë shumë hspejt do të marrin ndjesin e freskisë dhe do të ndiheni më të qetë. Këto mënyra do ju ndihmojnë që të rrisni qarkullimin e mirë të gjakut në këtë zonë dhe të qetësoni ndonjë alergji të mundëshme okulare./AgroWeb

Exit mobile version