UBT News

“Trajtimi jodiskriminues është detyrim kushtetues për të gjithë në Kosovë”

Dje ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook ka bërë thirrje të bojkotohen lokalet e gastronomisë ku nuk u shërbehet edhe pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë. Ky reagim i tij erdhi pas një rasti në Gjakovë, ku sipas Krasniqit, për këtë ai është informuar nga aktivistë nga Gjakova.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka quajtur ‘racizëm të kulluar’ rastin në fjalë. Po ashtu, KMDLNj ka ftuar policinë të fillojë hetimet lidhur me këtë rast dhe në rast se sigurohen prova, të merren masa ligjore ndaj atyre që kanë refuzuar t’iu shërbejnë komuniteteve.

Edhe nga Shoqata e Gastronomëve e kanë dënuar këtë rast, teksa u shprehën se janë kundër çdo diskriminimi racor, gjinor fetar apo kulturor.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. Oda Amerikane rikujton se trajtimi jodiskriminues është detyrim kushtetues për të gjithë në Kosovë, ndërsa praktikat e shërbimit gjithëpërfshirës dhe jodiskriminues duhet të jenë edhe pjesë e demonstrimit aktiv të vlerave të përgjegjësisë sociale korporatave, dhe si të tilla duhet të respektohen gjatë tërë kohës nga të gjitha ndërmarrjet në Kosovë./UBTNews

Exit mobile version