Astrit Isufi i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve Driton dhe Naim Morina në Gollubovc të Malishevës është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Abdominale.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili tha se në orën 08:30 në QKUK nga Policia e Kosovës është sjellë pacienti i cili ka plagë skllaputare me armë zjarri.
“Rreth orës 08:30 afërsisht është pranuar një pacientë mashkull i sjellë nga Policia e Kosovës, i lindur më 1984 me plagë skllaputare me armë zjarri gjerë tani janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme në qendrën emergjente dhe ka vazhduar trajtimin gjerë pak më herët. Pas ekzaminimeve të kryera dhe pas konsultimeve pacienti është transferuar në Klinikën Abdominale për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ai.
Tashme nga hapësirat e Klinikën Emergjente janë larguar edhe pjesëtaret policor.
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e personit të dyshuar në lidhje me rastin e vrasjes së dyfishtë që ndodhi dje në fshatin Gollubovc të Malishevës, ku viktima ishin dy vëllezër të moshës madhore.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti është raportuar më 6 nëntor 2025, rreth orës 11:30, ku njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Gjatë ekzaminimit, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje tragjike.
Pas hetimeve intensive dhe bashkëpunimit të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, sot më 7 nëntor 2025, rreth orës 06:25, policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin A. I./KP
