Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur pas ndeshjes, ku skuadra e tij ka humbur dhe është eliminuar nga Kupa e Kosovës.
90 minutat në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, u mbyllën me rezultat të barabartë 0-0, ndërsa, fitoren Prishtinës ia solli kapiteni Lorik Boshnjaku, në minutën e 104 me një gol të jashtëzakonshëm.
“Dy ndeshje të humbura, nuk do të lejojmë që këto ndeshje të na ulin poshtë aspak, pasi kemi treguar se ne dimë të ringritemi dhe do të bëjmë edhe tash”.
“Për ndeshjen mendoj që ka qenë e taktizuar dhe pa raste të shumta, kjo ndeshje është vendosur nga aftësitë e një lojtari individualist vendas”, ka deklaruar fillimisht Nuhiu.
“Personalisht kur pashë fushën, kërkova nga futbollistët ta ndryshojnë stilin e lojës, pasi nuk ishte në gjendje të mirë dhe kërkuam nga lojtarët ta gjejnë Kastriotin, për të luftuar dhe për të shkuar në zonën e kundërshtarit”.
“Këtë të shtune skuadra do të reagoi më ndryshe, pavarësisht mungesave që kemi lojtarët me karton të kuq, ku do të vije edhe reagimi”.
“Uroj Prishtinën për kualifikim tutje, por dua të theksoj se pas çdo humbje përgjegjës jam unë”, ka thënë Nuhiu.