UBT News

Traileri i “Dune: Pjesa e tretë” paralajmëron spektakël, duel i madh në kinema këtë dhjetor

Është publikuar traileri i parë i filmit të shumëpritur Dune: Part Three, ku rikthehen Timothée Chalamet dhe Zendaya në kapitullin përfundimtar të trilogjisë epike fantastiko-shkencore.

Filmi, i drejtuar nga Denis Villeneuve, zhvillohet 17 vite pas ngjarjeve të Dune: Part Two dhe ndjek pasojat e ngritjes së Paul Atreides si perandor galaktik. Traileri sjell skena të betejave të përgjakshme dhe luftërave ndërgalaktike, duke paralajmëruar një përfundim spektakolar të sagës.

Filmi pritet të dalë në kinema më 18 dhjetor 2026, në të njëjtën datë me Avengers: Doomsday, duke ngritur pritshmëri për një përplasje të madhe në box office. Fansat e kanë quajtur tashmë këtë duel “Dunesday”.

Filmi i ri i Marvel do të shërbejë si vazhdim i Avengers: Endgame dhe do të rikthejë Robert Downey Jr. në rolin e Doctor Doom, si dhe Chris Evans si Steve Rogers.

Pavarësisht konkurrencës, “Dune: Part Three” ka siguruar tashmë ekranet IMAX për fundjavën e hapjes në SHBA, duke treguar se studioja Warner Bros. nuk ka ndërmend të ndryshojë datën e publikimit.

Dy filmat e mëparshëm të serisë kanë pasur sukses të madh: Dune arkëtoi rreth 402 milionë dollarë globalisht, ndërsa pjesa e dytë arriti mbi 714 milionë dollarë.

“Dune: Part Three” bazohet në romanin “Dune Messiah” të autorit Frank Herbert dhe pritet të jetë një nga filmat më të mëdhenj të vitit 2026.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

Exit mobile version