UBT News

Tragjedia në Koçan! Gjendja e të lënduarve paraqitet e stabilizuar, 5 pacientë kthehen në vend

Pas tragjedisë në Koçan, pesë pacientë të lënduar nga zjarri, të cilët ishin trajtuar jashtë vendit, janë kthyer në Maqedoninë e Veriut. Njëri prej tyre ka marrë trajtim në Greqi, ndërsa katër të tjerë në Spanjë. Të gjithë pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore pas mjekimit të marrë në këto dy shtete, për çka autoritetet e falënderojnë vendet mikpritëse.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, njoftoi se pas një qëndrimi 24-orësh në klinikë dhe pas kryerjes së analizave toksikologjike, pacientët pritet të lirohen dhe të vazhdojnë trajtimin në shtëpi. Po ashtu, Shtabi i Krizës i Ministrisë së Punëve të Jashtme vazhdon të koordinojë ndihmën për pacientët dhe mbështetjen për familjet e tyre./UBTNews/

Exit mobile version