UBT News

“Tragjedia e sotme një tjetër ngjarje e tmerrshme në luftë”

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave si pasojë e rrëzimit të helikopterit mëngjesin e sotëm në Brovary.

“Ukraina po paguan me jetërat e qytetarëve të saj çdo ditë për shkak të agresionit barbar të Rusisë”, tha Vitali Klitschko.

Në Telegram ai shkroi se: “Tragjedia e sotme është një tjetër ngjarje e tmerrshme në këtë luftë”.

Ai shton se asnjë ukrainas nuk do të ndihet i sigurt në tokën e vet derisa të “largohen” rusët./UBTNews/

Exit mobile version