Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave si pasojë e rrëzimit të helikopterit mëngjesin e sotëm në Brovary.
“Ukraina po paguan me jetërat e qytetarëve të saj çdo ditë për shkak të agresionit barbar të Rusisë”, tha Vitali Klitschko.
Në Telegram ai shkroi se: “Tragjedia e sotme është një tjetër ngjarje e tmerrshme në këtë luftë”.
Ai shton se asnjë ukrainas nuk do të ndihet i sigurt në tokën e vet derisa të “largohen” rusët./UBTNews/