UBT News

Tragjedi në Turqi, nëna dhe tetë fëmijët digjen për së gjalli teksa ishin në gjumë

Nëntë persona, midis tyre tetë fëmijë kanë ndërruar jetë në mënyre tragjike, kur flakët e zjarrit përfshinë apartamentin po jetonin në provincën veriperëndimore turke të Bursës. Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së martës, 8 nëntor.

Sipas policisë viktimat janë nëna, gjashtë fëmijët e saj dhe dy nipërit e saj, të cilët jetonin përkohësisht në apartamentin që u shkrumbua nga zjarri.

Mësohet se viktimat janë refugjatë sirianë. Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë. Autoritetet thanë se viktimat vdiqën nga asfiksia për shkak të tymit nga flakët e zjarrit.

Sipas medieve turke babai i gjashtë fëmijëve ishte jashtë apartamentit në momentin e zjarrit. Ai u lëndua ndërsa përpiqej të shpëtonte fëmijët dhe bashkëshorten.

Kryebashkiaku i Bursës, Alinur Aktaş, tha për mediet se fëmijët që vdiqën nga zjarri ishin nga mosha një deri në njëmbëdhjetë vjeç.

“Ata ndoshta ishin duke fjetur në momentin e zjarrit sepse nuk janë vonuar të kuptojnë se në shtëpi kloshte zjarr. Shumica prej tyre u gjetën në krevat”, tha ai.

Exit mobile version