UBT News

​Tragjedi në SHBA: Shumë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në kishën e Michigan, objekti mori flakë

Një sulm i rëndë ka tronditur komunitetin e Grand Blanc, një periferi e Flint, Michigan, pasi disa persona janë plagosur nga të shtëna me armë zjarri në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme të dielën.

Sipas Departamentit të Policisë së Grand Blanc Township, sulmuesi është vrarë, por detajet e incidentit ishin veçanërisht shqetësuese.

Përveç të shtënave, policia konfirmoi se kisha po ashtu ishte në flakë.

Autoritetet i kanë bërë thirrje publikut të shmangë zonën, ndërsa ekipet e urgjencës (policia, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë) janë në vendngjarje.

Numri i saktë i të plagosurve dhe natyra e plagëve të tyre nuk janë bërë ende të ditura./S.K/KP/

Exit mobile version